Role me patëllxhan, proshutë dhe gjizë të ëmbël

Receta gatimi

Role me patëllxhan, proshutë dhe gjizë të ëmbël

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 00:47
Role me patëllxhan, proshutë dhe gjizë të ëmbël

Përbërësit për  1 pjatë mesi:

2 patëllxhan

8 feta proshutë

150 gr gjizë e ëmbël

Arra

Majdanoz

borzilok

Pak hudhër të njomë

Kripë,

Piper

Vaj

Ulliri

Përgatitja:

Pastrojmë dhe presim në feta, së gjati, patëllxhanin. I pjekim fetat në një tigan sgarë, nga të dyja anët. Gjizës së ëmbël i shtojmë arrat e thërrmuara, pak vaj dhe të gjitha erëzat. E përziejmë dhe e vendosim si mbushje mbi fetën e proshutës që i kemi shtuar patëllxhanit. Me ndihmën e një kunje dhëmbësh e bëjmë në formë roleje. Mund ta konsumojmë ashtu ose mund ta vendosim sipër një salce të thjeshtë domatesh të përgatitur me domate të freskëta, hudhër, pak vaj ulliri dhe borzilok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat