Aksident në Prishtinë, humb jetën motoçiklisti

Aksident në Prishtinë, humb jetën motoçiklisti

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 20:50
ilustrim

Si pasojë e një aksidenti trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka humbur jetën personi që ngiste motoçikletën.

Lajmin KosovaPress-it ia konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj.

“Mund të konfirmoj se sot, më 04.06.2016, rreth orës 12:40 në rrugën ‘Agim Ramadani’, Prishtinë (në afërsi te bustit të Ibrahim Rugovës) ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një motoçiklete. Sipas informacioneve që kemi, si pasojë e lëndimeve te marra drejtuesi i motoçikletës mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë”, tha Hoxhaj.

Në emër të Policisë së Kosovës, Hoxhaj apeloi tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektohen rregullat që dalin nga ligji mbi komunikacionin rrugor në mënyrë që të evitohen rastet e tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat