Reagon ashpër Gani Koci, nervozohet që nuk u emërua si ministër i Drejtësisë

Politika

Reagon ashpër Gani Koci, nervozohet që nuk u emërua si ministër i Drejtësisë

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 13:47
Gani Koci

Partia e udhëhequr nga Kadri Veseli kishte vendosur që pas riformatizmit të Qeverisë së Isa Mustafës, Gani Koci të drejtojë ministrinë e Drejtësië, mirëpo kjo nuk ndodhi.

Koci në një postim në rrjetin social “Facebook” thotë se për të qenë i pajtueshëm për ndërkombëtarët dhe për shërbyesit e regjimit të Serbisë e Jugosllavisë duhet të jesh pakurrizor e i dëgjueshëm.

“Duhet të jesh i pakurriz,fort i dëgjueshëm dhe lehtë i shantazhueshëm,që të jesh "moralo-politikisht" i përshtatshëm dhe i pranueshëm për "nderkombëtarët" dhe ish shërbyesit e regjimit serbojugosllav!”, ka shkruar Koci, në FB.

Ndryshe, ditë më parë, Koci pati deklaruar për Indeksonline se strukturat e PDK-së kanë vendosur që ai të jetë në postin e ministrit të Drejtësisë, e jo siç është përfolur në disa medie se ai do të drejtoj Minstrinë e Integrimeve Evropiane.

“Mua me vendim të kryesisë më është ofruar posti i ministritë të Drejtësisë. Organi kryesor i Partisë ka vendosur unanimisht dhe nuk ka tjetër emër që lakohet rreth këtij pozicioni”, ka thënë ai.

Koci thotë se e ka pranuar me kënaqësi Ministrinë të cilën deri tani e ka udhëhequr Kuçi.
“Pas shumë diskutimeve e kam pranuar këtë post”, është shphreur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat