Nderohet shqiptari Zeqir Rexhaj nga Prizreni shpëtoi pilotin zviceran (Foto)

Zvicra

Nderohet shqiptari Zeqir Rexhaj nga Prizreni shpëtoi pilotin zviceran (Foto)

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 17:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shqiptari Zeqir Rexhaj nga Korisha e Prizrenit me vendbanim në Wohlen të Argaut është nderuar nga Konfederata e Zvicrës- Fondacioni për kërkim shpëtim të jetës të pilotit zviceran.

Rexhaj vitin e kaluar ka shpëtuar pilotin zviceran i cili ishte rrëzuar me një avion të vogël dhe kishte tërhequr pilotin nga avioni që po digjej.

“Konfederata e Zvicrës- Fondacioni për kërkim shpëtim të jetës në Bern e nderon Z. Zeqir Rexhaj nga Korisha e Prizrenit me vendbanim në Ëohlen të Argaut me Diplomë nderi për humanizmin, trimërin dhe guximin e treguar në shpëtimin e pilotit zvicerar.

Siq dihet vitin e kaluar z.Zeqir Rexhaj shpëtoi pilotin zviceran i cili ishte rrëzuar me një avion të vogël.

Ngjarja kishte ndodhur në komunën Muhen të kantonit Aargau në të cilën ishte rrëzuar një avion i vogël, pas rrëzimit avioni është përplasur me një veturë dhe me atë rast kanë pësuar lëndime të rënda piloti dhe drejtuesja e veturës. Për heroizmin e z. Rexhaj patën shkruar dhe raportuar edhe mediumet zvicerane.
Shqiptari Zeqir Rexhaj nga qyteti Ëohlen, kishte tërhequr pilotin nga avioni që po digjej. Pa ndihmën e tij piloti ndoshta nuk do të kishte mbijetuar. Z. Zeqir Rexhaj tregon se ishte duke shkuar nga puna në shtëpi, kur ndodhi tragjedia. «Befas në anën e djathtë pashë një avion duke fluturuar shumë ulët. M’u duk e çuditshme, sepse aty afër nuk kishte pistë», tregon për ngjarjen. Gjatë rrëzimit avioni u përplas me një veturë, duke e rrokullisur atë. «E ndala menjëherë veturën dhe vrapova te vendi i aksidentit. Pasi pashë që avioni po digjej dhe gruaja në veturë nuk ishte drejtpërdrejtë në rrezik, vendosa t’i ndihmoj pilotit. Z. Rexhaj duke kujtuar këtë ngjarje tregon "se piloti nuk kishte më forcë të dilte nga avioni dhe flakët kishin përfshirë edhe trupin e tij. Unë thjesht reagova dhe e kapa për koke duke e tërhequr nga avioni".
Për fat të keq piloti pas një dite nuk mund të mbijetoj plagëve të marrura nga djegiet”, thuhet në njoftimin për media./A.M.

Image
Image
Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat