Kjo është intervista e fundit e Kassandrës (Video)

Mediale Vip

Kjo është intervista e fundit e Kassandrës (Video)

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 21:15
Kassandra

Telenovelat venezueliane e patën bumin e tyre në vitet ’80 në gjithë botën, por vetëm në vitet 2000 erdhën në Shqipëri. Sigurisht që askush nuk e harron më të suksesshmen prej tyre, “Kassandra”, e cila fiksoi para televizorit të gjithë shqiptarët kur transmetohej nga televizioni “Telenorba”. “Kassandra” hyri në librin Guinness për shikueshmërinë maksimale në 128 shtete.

Femra dhe meshkuj, të vegjël e të mëdhenj,ramë në dashuri më ciganen e bukur që u martua në një shtëpi pasanikësh, pa ditur se në fakt ishte mbesa e të parit të familjes. Pak pas dasmës, bashkëshorti i saj vritet dhe të gjithë fajësojnë Kasandrën. Këtu fillon dhe i gjithë kalvari i vuajtjeve për një nga personazhet më të dashura për shqiptarët. Por çfarë ka ndodhur sot me protagonisten e saj?

Sot, gati 22 vjet pas rolit të saj të fundit, aktorja, emri i të cilës gjatë është Coraima Alejandra Torres Díaz, por nga të gjithë njihet si Coraima Torres, ka ndryshuar, por ruan gjithsesi freskinë dhe bukurinë për të cilën ne e mbajmë mend. Në vitin 1996, ajo u dashurua me kolegun Nicolas Montero, me të cilin u kurorëzua në martesë. Që prej atij viti, 43-vjeçarja jeton në Kolumbi sëbashku me bashkëshortin dhe djalin Manu Nico. Shikoni më poshtë  Coraima-n në një intervistë të vitit 2015.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat