Stoltenberg: Nuk duam konfrontim me Rusinë

Bota

Stoltenberg: Nuk duam konfrontim me Rusinë

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 18:16
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg - Berlin, 2 Maj 2016

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber, ka thënë se rritja e pranisë së aleancës ushtarake në Evropën Lindore nuk nënkupton kërkesë për konfrontim me Rusinë.

“Ne jemi duke e forcuar mbrojtjen tonë kolektive, jo për të provokuar konflikt, por për të parandaluar një të tillë”, ka thënë Stoltenberg gjatë një konference të përbashkët me gazetarë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Ai ka nënvizuar se NATO nuk është në kërkim të një “Lufte të Ftohtë të re”, ndërsa ka insistuar se po kërkon marrëdhënie konstruktive me Rusinë.

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe NATO-s, megjithatë vlerësohet se kanë arritur nivelin e Luftës së Ftohtë, kryesisht për shkak të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Më 30 maj, në Varshavë, Stoltenberg ka thënë se samiti i radhës i NATO-s në kryeqytetin polak do të diskutojë praninë e aleancës në Poloni dhe vende të tjera të Evropës lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat