Kumanovë, banorët të dëshpëruar nga premtimet boshe

Maqedonia

Kumanovë, banorët të dëshpëruar nga premtimet boshe

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 17:30
Rruga “Crnotravska”

Banorët e rrugës “Crnotravska” e cila ndodhet pak metra larg sheshit të qytetit në Kumanovë, dekada me rradhë ballafaqohet me infrastrukturë të shkatërruar, pa kanalizim atmosferik dhe pa rrugë të asfaltuar.

Banorët shprehen të zhgënjyer nga premtimet boshe të politikanëve të cilët sipas sipas cdo here kur ka zgjedhje premtojnë rregullimin e inftrastrukturës, por pasi të marrin votat zhduken për tu rikthyer sërish në ciklet tjera zgjedhore.

“Gjithkund ka rrugë të asfaltuara e të rregulluara, mirëpo në këtë rrugë sikur të jem të prapambetur as nuk e kanë dëshirën, nuk na vlersojnë nuk e di cka është puna a kryetarit nuk e mundëson, a kur vie puna për vota vijn votat ti marrin edhe Tung”.

“Qe 30 vite që jetojm këtu në këto lagje, është katastrofë po them kurfar infrastrukture nuk kemi këtu, sidomos këto lagjet e tona ku jetojnë shqiptarët. Prandaj na kan premtu që do ti rregullojnë tani, mirëpo sa do të jet e vërtetë nuk e dim pasiqë cdo here na mashtrojnë kushtimisht po them që jo sot, jo nesër do ti bëjmë e deri tani nuk kemi asgjë”.

Nga komuna sërish me premtime. Kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski tha se procedurat janë kryer dhe se shumë shpejtë pritet fillimi i punimeve.

“Në rrugën “Crnotravska” janë kryer të gjitha procedurat, është nënshkruar kontrata si dhe propozimi pë gjetejen e ekzekutuesit të punimeve, për rreth 7 mijë metra katrorë infrastructure rrugore, kurse në një pjesë duhet të përgatitet kanal atmosferik, për këtë ka filluar puna për përgatitjen e proektit”, tha Damjanovski.

E deri sa të fillojnë punimet rreth rregullimit të infrastrukurës rrugore në këtë pjesë të qytetit, banorët do të vazhdojnë edhe për një kohë të ecin nëpër rrugë me baltë dhe ujëra të zeza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat