Në Maqedoni shkelen të drejtat e fëmijëve

Maqedonia

Në Maqedoni shkelen të drejtat e fëmijëve

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 20:08
Dhuna ndaj fëmijëve

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve i gjen fëmijët në gjendje alarmante. Në Maqedoni akoma ka fëmijë, të cilët përballen me mos-pasjen e kushteve elementare për jetesë, ku drejtate tyre shkelen me të madhe dhe u mungon e drejta për shkollim.

Sipas organizatës së fëmijëve “Megjashi”, në Maqedoni ka shkelje të rënda të të drejtave të fëmijëve, duke filluar nga mungesa e shkollimit e deri të dhuna seksuale.

“Në mënyrë permanente dhuna është fizike, psikike dhe sa vjen e më shumë seksuale. Apeli ynë deri te institucionet relevante është që të kenë kujdes në rastet që i dëmtojnë drejtpërdrejt fëmijët. Akoma ka shumë fëmijë që nuk e ndjekin shkollimin fillor dhe të mesëm”, thuhet në reagimin e “Ambasadës së Fëmijëve”.

1 Qershori shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në mbarë botën, shkruan AM

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat