Biserko: Regjimi i Millosheviqit ka bërë gjenocid në Ballkan

Aktuale

Biserko: Regjimi i Millosheviqit ka bërë gjenocid në Ballkan

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 14:12
Sonja Biserko

Në kuadër të konferencës ndërfetare që po mbahet në Prishtinë sot është organizuar tryeza me temën "Identiteti gjinor në kohën e diskursit radikal gjinor".

Drejtoresh e komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko nga Serbia ka thënë se kjo shoqëri ka bërë shumë në avancimin e femrës përveç regjimit të Millosheviqit që ka qenë i tmerrshëm në këtë segment.

“Duke folur nga konteksti jugosllav pasi jam rritur këtu mund te them se kjo shoqëri ka bërë shumë në avancimin e femrës përveç regjimit të Milloshevicit që ka qenë i tmerrshëm në këtë segment. Millosheviqi duke u kyçur në politikën nacionale ka margjinalizuar popullatën në këtë politik. Madje edhe kisha dhe religjioni ka mbështetur këtë politikë. Kisha pra ka qenë në funksion të regjimit të Millosheviqit. Kemi pasur një luftë rëndë që ka pasuar me gjenocid dhe humbje të tmerrshme gjatë regjimit të Millosheviqit”, ka thënë Biserko.

Ajo ka thënë se në veçanti për gratë ka qenë e vështirë për shkak se u është dashur të rrisin familje në shoqëri patriarkale dhe të margjinalizuara. K

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat