Kompozitori i njohur humb jetën në skenë

Kronikë e zezë

Kompozitori i njohur humb jetën në skenë

Më: 6 maj 2016 Në ora: 21:19

Një ngjarje e dhimbshme dhe e pazakontë ka ndodhur e festivalin e 46-të të këngës për fëmijë në Gjirokastër. Kryetari i jurisë, Jorgo Roze, humbi jetën në skenë fill pas dhënies së çmimit të tretë, pa arritur të ndajë çmimet e tjera.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50, kur Roze është ngjitur ne skenë për të dhënë çmimin tjetër, ndërsa gjatë kësaj kohe ai është ndier keq, çka ka bërë që të humbasë ndjenjat e të rrëzohet nga skena.

Edhe pse është dërguar në spitalin rajonal “Omer Mishani”, ai ka humbur jetën menjëherë. Dyshohet se vdekja e artistit ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Ngjarja ka tronditur spektatorët dhe pjesëmarrësit e pranishëm. Klarinetisti dhe muzikanti i talentuar Jorgo Roze, është njëri prej intelektualëve më të nderuar të fushës së artit e kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat