Durrës, zgjerohet rrethi i të arrestuarve për trafik ndërkombëtar droge

Kronikë e zezë

Durrës, zgjerohet rrethi i të arrestuarve për trafik ndërkombëtar droge

Më: 6 maj 2016 Në ora: 21:14

Është zgjeruar rrethi i të arrestuarve për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike përmes portit të Durrësit.

Sipas burimeve zyrtare policore, në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Leonard Hoxhaj, 30 vjeç, banues në Vlorë, me profesion marangoz, i cili dyshohet se ka përgatitur vendosjen e lëndës narkotike në pajisjen e drurit brenda automjetit ku transportohej droga; si dhe Marinel Haruni, 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se është një nga trafikuesit kryesorë të lëndëve narkotike.

Një ditë më parë Policia Kufitare e Durrësit në bashkëpunim dhe me specialistët e seksionit për narkotikët arrestuan edhe shtetasin Neshet Alushi, 57 vjec, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij autobus me targa AA117NA, është zbuluar një sasi prej 20 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi O.A., 32 vjec, i cili dyshohet se është një nga personat e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës në drejtim të Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat