Vushtrri: Arrestohen dy persona për disa raste të vjedhjeve

Kronikë e zezë

Vushtrri: Arrestohen dy persona për disa raste të vjedhjeve

Më: 6 maj 2016 Në ora: 20:25

Në vazhdën e hetimeve intensive hetuesit policorë të stacionit policor në Vushtrri, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar mbi dyshimet e arsyeshme për vepër penale ‘vjedhje’, thuhet në një njoftim nga policia.

“Arrestimi i të dyshuarve F. Z. 20 vjeçar dhe M. M. 19 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptarë, shtetas të RKS-së, është bërë sot me datën 5 maj 2016 në Vushtrri.”

Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se dy të dyshuarit dyshohen se në bashkëveprim të kenë kryer disa vepra penale të ,,vjedhjeve’’, të raportuara në muajin prill në zonën e Vushtrrisë.

“Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet aty mes tjerash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat