Tentuan të grabisin shqiptarin nga Mali i Zi, tre të arrestuar në Shkodër

Kronikë e zezë

Tentuan të grabisin shqiptarin nga Mali i Zi, tre të arrestuar në Shkodër

Më: 6 maj 2016 Në ora: 19:48

Tre persona ranë sot në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi tentuan të grabisin një shqiptar nga Mali i Zi.

Tentativa për grabitje raportohet të ketë ndodhur në të gdhirë të mëngjesit të sotëm në një lokal në lagjen “Tom Kola” në Shkodër.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasit Romario K., 23 vjeç , Sokol M., 28 vjeç dhe Altin B., 37 vjeç, banues në fshatin Grudë.

Mësohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë goditur me grusht dhe kanë tentuar t’i marrin me forcë çantën me 200 mijë lekë dhe 300 euro, 33-vjeçarit me inicialet A. M., banues në Budva, Mal i Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat