Asgjësohen 9 parcela me 1970 rrënjë kanabis në Lapardha të Vlorës

Kronikë e zezë

Asgjësohen 9 parcela me 1970 rrënjë kanabis në Lapardha të Vlorës

Më: 6 maj 2016 Në ora: 19:03

Policia e Vlorës ka asgjësuar 9 parcela me rreth 1970 bimë narkotike të llojit “Cannabis sattiva” në fshatin Lapardha të Vlorës. Burimet bëjnë me dije se këto bimë narkotike u gjetën të mbjella në vendit e quajtur “Pylli Millona”, ku në mesin e këtij pylli, u konstatuan 9 parcela të hapura rishtas.

Bimet ishin mbjellje rreth 1170 rrënjëve në tokë dhe 800 kubikë të ndara nëpër arka plastike, me lartësia deri në 15 cm.

Të njëjtat burime thanë se është kryer asgjësimi i bimëve narkotike me djegie. Ndërkohë, blutë e Vlorës raportojnë se punohet për zbulimin dhe kapjen e kultivuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat