Helikopteri zbulon 30 kg marijuanë në Peskara të Italisë, vinte nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Helikopteri zbulon 30 kg marijuanë në Peskara të Italisë, vinte nga Shqipëria

Më: 6 maj 2016 Në ora: 16:15

Reparti ajror i Policisë financiare të provincës së Peskarës ka zbuluar në zonën Lido di Camponarino një ngarkesë prej 30 kg marijuanë e mbërritur nga deti, me dyshimin se vinte nga Shqipëria. Pas një ulje të detyruar e përballë habisë së banorëve të zonës, helikopteri i policisë italiane ka zbuluar lëndën narkotike e ambalazhuar hermetikisht në thasë të mëdhenj të zi.

Nuk është hera e parë që në këtë zonë evidentohet një rast i tillë. Më tetor të 2014 policia financiare ka zbuluar në bregdetin e këtij territori një ngarkesë prej 2200 kg marijuanë me mjaft mundësi e mbërritur nga Shqipëria.

Sipas dyshimeve të policisë italiane dhe lënda narkotike e zbuluar pak orë më parë në bregdetin e brigjeve të Peskarës mund të ketë mbërritur nga Shqipëria.

Autoritet italiane po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje e identifikimin e autorëve që do të merrnin në zotërim lëndën narkotike. Marijuana e zbuluar në bregdet do të vlente në treg rreth 300 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat