Aksidenti me pesë të lënduar në Vetërnik, arrestohet njëri si i dyshuar

Kronikë e zezë

Aksidenti me pesë të lënduar në Vetërnik, arrestohet njëri si i dyshuar

Më: 6 maj 2016 Në ora: 13:21

Pesë persona kanë pësuar lëndime truporë në një aksident trafiku, ndërsa njëri nga të lënduari i përfshirë në aksident është arrestuar si i dyshuar.

Në këtë aksident sipas Policisë së Kosovës, i cili ka ndodhur në Veternik në Prishtinë të enjten në mes dy veturave, janë lënduar 4 meshkuj dhe një femër, të cilët janë dërguar për trajtim në QKUK.

Po ashtu në këtë aksident ka pasur edhe dëme materiale të veturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat