​Tetë persona të lënduar në aksident trafiku

Kronikë e zezë

​Tetë persona të lënduar në aksident trafiku

Më: 6 maj 2016 Në ora: 08:46

Tetë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, ku janë përfshirë dy automjete civile dhe si pasojë lëndime pësojnë dy drejtuesit dhe pasagjerët e dy veturave.

Këtë për KosovaPress, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Që të gjithë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Mjekësore Familjare në Vushtrri dhe më pastaj janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Sipas rrethanave shkaktar i aksidentit konsiderohet mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve të cilat po qarkullonin në kahen e njëjtë të lëvizjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat