Një familje katër anëtarëshe në gjendje të rëndë pas aksidentit në Veterrnik (VIDEO)

Kronikë e zezë

Një familje katër anëtarëshe në gjendje të rëndë pas aksidentit në Veterrnik (VIDEO)

Më: 5 maj 2016 Në ora: 18:55

(E plotesuar) Një grua shtatzënë, bashkë më bashkëshortin e saj dhe dy fëmijë të tjera janë në gjendje të rëndë në Emergjencë.

Një grua shtatzënë, bashkë më bashkëshortin e saj dhe dy fëmijë të tjera janë në gjendje të rëndë në Emergjencë.

Ata janë dërguar para pak çastesh pas një aksidenti të ndodhur në lagjen “Veterrnik” në Prishtinë, raporton lajmi.net

Mësohet se gjendja e tyre është e rëndë.

Ndërsa i lënduar është edhe një person tjetër, i cili ishte në veturën tjetër, e që sipas burimeve të lajmi.net brenda Policisë, besohet se ai ka shkaktuar aksidentin.

Në fotografitë që ka siguruar lajmi.net, shihet pikërisht ky person, madje i gjakosur, e që besohet të jetë vetëm 26 vjeçar.

Veturat që shihni në fotografi, Toyota me ngjyrë të verdhë është e familjes që kanë lëndime të rënda.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës, rajoni Prishtinë, të kontaktuar nga lajmi.net nuk janë lajmëruar në telefon.

Aksident në Veternik, pesë të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Veterenik.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se një nga personat e lënduar është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Hoxha tha se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa personat e lënduar janë përcjellë për trajtim mjekësor”, tha Hoxha përmes telefonit.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë me Qendrën Emergjente në QKUK, por ata nuk kanë dhënë informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të lënduarve.

Aksident në Veternik

Një aksident ka ndodhur në dalje të Prishtinës, në lagjen Veternik, ku dy makina janë përplasur mes vete.

Nuk dihet se a ka persona të lënduar, por nga pamjet e një videoje, të dërguar nga një lexues, duket se bëhet fjalë për një aksident të rëndë.

Këto janë pamjet:

Kliko këtu për videon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat