I dënuar për vrasje, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

Kronikë e zezë

I dënuar për vrasje, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

Më: 5 maj 2016 Në ora: 18:10

Një shqiptar i dënuar me 10 vite burg për vrasje me dashje, është ekstraduar nga Athina.

Besnik Rikaj, 45 vjeç, banues në Vlorë është sjellë nga Athina sepse Gjykata e Vlorës , e ka dënuar me 10 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale, “Vrasje me dashje”.

Në datën 5 shkurt 2008, rreth orës 09.30, Rikaj ka goditur me thikë shtetasin A.K. Konflikti lidhet me një makinë që Besniku ja ka marrë kunatit të A.K, shtetasit G.R dhe nuk ja ktheu më.

Pasi e ka goditur disa herë në kokë me thikë, Besniku është larguar dhe një kalimtar i rastit e ka dërguar në spitalin të dëmtuarin ku më pas ka humbur jetën.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat