“Skifterat” shqiptarë vënë në vështirësi italianët

Kronikë e zezë

“Skifterat” shqiptarë vënë në vështirësi italianët

Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:05

I kanë pagëzuar me emrin “binjakët Lupen” dhe mendoheshin si të pakapshëm deri verën e kaluar, kur ranë në pranga për vjedhjen e disa banesave në veri të Italisë.

Bëhet fjalë për binjakët shqiptarë, Edmond e Eduard Trushi, 30 vjeçarë.

Në vitin 2014, karabinierët pikasën në Porcia një makinë “Mercedes” A Class dhe pas ndjekjes e gjetën të braktisur në Sacile, nga ku drejtuesi ishte arratisur në këmbë.

Makina rezultoi e vjedhur në 2 tetor të vitit 2012, në Ferrara. Pas analizimit të pjesës së saj të brendshme u gjetën gjurmë ADN-je, të ngjashme me ato të Eduard Trushit.

Megjithatë, hetuesit dhe policia e kanë shumë të vështirë t’i vënë një emër autorit të vjedhjes së makinës, pasi përveç ngjashmërisë fizike, dy vëllezërit kanë edhe një ngjashmëri shumë të madhe të ADN-së, raporton "Il Mattino".

Për ta analizuar në mënyrë të detajuar materialin e tyre gjenetik duhen teste akoma më të thelluara, kanë bërë të ditur hetuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat