5 të arrestuar për rrahjen e mbrëmshme në Stacionin e Autobusëve

Kronikë e zezë

5 të arrestuar për rrahjen e mbrëmshme në Stacionin e Autobusëve

Më: 5 maj 2016 Në ora: 14:33

“Janë shoqëruar 5 veta në stacionin policor deri më tani, për rrahjet që kanë ndodhur herën e fundit. Të tjerët janë duke u hetuar dhe jemi duke i verifikuar në bazë gjirimeve, nga kamerat në Stacionin e Autobusëve në Suharekë. Janë rrahur diku rreth 9 veta, por më shumë ka pas kurreshtar që janë afruar rreth ngjarjes” – tha Togeri Afrim Syla sot në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë.

Togeri Sylaj ka njoftuar për vazhdimin e ligjëratave nëpër shkolla dhe për fillimin edhe të disa projekteve tjera që këtë vit do të realizon policia nëpër shkolla të Komunës sonë. Policia po patrullon me intenzitet të shtuar, afër shkollave dhe zonave publike, dhe më pas ai ka thënë se, gjatë javës kanë ndodhur 3 aksidente trafiku, 4 vjedhje, 2 kanosje, 1 zjarrëvenje në Mushtisht, 1 dëmtim prone, 2 lëndime trupore dhe një rast hyrje në sistemet kompjuterike.

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesi i takimit Rexhep Kuçi, nënkryetar në mes tjerash ka njoftuar për vizitën e kryetarit Asllanaj Ministrisë së Financave dhe asaj të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, pastaj ka treguar për fillimin e realizimit të disa projekteve siç është asfaltimi i rrugës së fshatit Luzhnicë, ndërtimi i kanalizimit në fshatin Sopijë dhe ndërtimi i disa rrugëve lokale.

Ai ka bërë të ditur edhe për fillimin e përgatitjeve, për shënimin e 13 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Suharekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat