Gjykata lë në burg djalin e gjykatësit Ibrahim Hoxha

Kronikë e zezë

Gjykata lë në burg djalin e gjykatësit Ibrahim Hoxha

Më: 5 maj 2016 Në ora: 13:42

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë 30 ditë burg për djalin e gjykatësit Ibrahim Hoxha.

Ledian Hoxha u arrestua në 2 maj dhe mbi të rëndon akuza për veprën penale “Ndikim të paligjshmërisë”.

Gjyqtari Ibrahim Hoxha dhe djali i tij, u arrestua pas një hetimi 6 mujor. Agjentët policorë kishin marrë informacione se gjyqtari kishte rënë në kontakt me një palë në konfliktin gjyqësor për një pronë dhe u kishte premtuar t’i favorizonte.

Djali i gjyqtarit së bashku me dy miq të tij është takuar me djalin e biznesmenit, Dritan Jazexhiu, takim ku Lediani mori një pako që ishte për babanë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat