Suharekë: ​I hapin Facebook në emrin e tij, e raporton rastin në Polici

Kronikë e zezë

Suharekë: ​I hapin Facebook në emrin e tij, e raporton rastin në Polici

Më: 5 maj 2016 Në ora: 12:58

Një person nga Suhareka ka raportuar në Polici se persona të paautorizuar kanë hapur një profil në Facebook në emrin e tij.

Sipas tij, të njëjtit kanë bërë postime në Facebook pa autorizimin e tij.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur kanë hapur një faqe në rrjetin social Facebook në emër të tij dhe kanë bërë disa postime pa autorizimin e tij. Me urdhër të prokurorit rasti është dërguar në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat