Arrestohen dy shpërndarësit e drogës në Korçë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy shpërndarësit e drogës në Korçë

Më: 5 maj 2016 Në ora: 10:13

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të një shkolle të mesme.

Shtetasit E. Tepexhiku, 25-vjeç dhe J.G, 17-vjeç iu është gjetur në automjetin e tyre tip “SEAT” me targa AA 373 FO një sasi prej 220 gram lëndë e dyshuar “Cannabis Sattiva”.

Sakaq, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre dhe konkretisht tek banesa e J.G u gjet dhe sekuestrua gjithashtu një sasi prej 204 gram lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Sasinë e lëndës narkotike, J.G, dyshohet se i`a ka blerë shtetasit SH.M, në një lokal në Linzë-Tiranë dhe se do ta shpërndanin në doza kundrejt pagesës, në afërsi të një shkolle të mesme në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës.

Policia ka bllokuar gjithashtu 2 aparate celularë dhe 1 automjet tip “SEAT” me targa AA 373 FO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat