Dhunuan pronarin e banesës që do të grabisnin, arrestohet një, tjetri në kërkim

Kronikë e zezë

Dhunuan pronarin e banesës që do të grabisnin, arrestohet një, tjetri në kërkim

Më: 5 maj 2016 Në ora: 08:55

Policia e Vlorës ka identifikuar dy prej tre autorëve të dyshuar të një tentative për grabitje të ndodhur me 29 prill të këtij viti.

Blutë kanë vënë në pranga njërin prej tyre, përkatësisht Ervis Toron 28 vjeç, ndërsa kanë shpallur në kërkim shtetasin me iniciale J.T. Arrestimi i tij u bë në lagjen “Pavarësia”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 prillit në lagjen “Isa Boletini”.

Ervis Toro në bashkëpunim me shtetasin J. T dhe një person tjetër të paidentifikuar ende, dyshohen se kanë shkuar të maskuar dhe të armatosur para hyrjes së derës të banesës së shtetasit K.Q 39 vjeç, në katin e 6-të të pallatit ku banon me qëllim për të grabitur, por pasi kanë hasur kundërshtimin e pronarit të kësaj banese e kanë goditur një herë në kokë me qytën e pistoletës dhe më pas janë larguar menjëherë.

Të tre peërsona akuzohen për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Nga ana e bluve po punohet për arrestimin e shtetasit J.T të shpallur në kërkim si dhe për identifikimin e personit të tretë të përfshirë në ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat