I humbur prej një muaji, kush e njeh?

Kronikë e zezë

I humbur prej një muaji, kush e njeh?

Më: 5 maj 2016 Në ora: 08:01

Personi që shihni në fotografi rezulton i humbur prej një muaji.

A është me aftësi të kufizuara, rreth të 30-tave, nuk di të flasë e të shkruajë dhe mendohet se është nga Malësia e Madhe.

Sipas policisë së Shkodrës, një muaj më parë, ai ka shkuar në shtëpinë e Imer Gjolaj në fshatin Bogiq të Malësisë së Madhe.

Për një natë ka qëndruar aty dhe më pas Gjolaj e ka dorëzuar në komisariatin e Malësisë së Madhe. Për shkak se nuk ka mundur të tregojë as identitetin, personi është dërguar në qendrën e zhvillimit në Shkodër, duke nën kujdesin e shërbimit social.

Më pas, një shoqatë e ka marrë nën kujdes. Policia publikon foto të personit të humbur, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat