Shkodër, vrau gjyshen për para, akuzon të dashurin për krimin

Kronikë e zezë

Shkodër, vrau gjyshen për para, akuzon të dashurin për krimin

Më: 4 maj 2016 Në ora: 21:53

Në seancën e sotme gjyqësore, dy të rinjtë, Xhoana Hila dhe Eraldo Qatipit, të cilët akuzohen për vrasjen e 82-vjeçares Angje Hila në Shkodër, fajësuan njeri-tjerin për kryerjen e krimin.

Të pandehurit kërkuar gjykim të shkurtuar. Por, kjo u kundërshtua nga prokurori Xhevahir Hita, pasi asnjë prej tyre nuk e pranon krimin.

Përpara trupit gjykues, prokurori bëri publike provat filmike dhe tabulatet e celularëve që përshijnë në këtë krim çiftin e Eraldo Qatipi dhe Xhoana Hila. Sipas prokurorisë, dy të rinjtë e kishin planifikuar vjedhjen e të moshuarës dhe më pas kanë kryer vrasjen e saj.

Seanca u shty për në 10 maj.

Viktima Angje Hila është gjyshja e Xhoana Hilës, që ndodhet në bankën e të akuzuarve, së bashku me të dashurin e saj.

Ata dyshohet se mbytën me jastëk të moshuarën në banesën e saj një vit më parë dhe më pas i vodhën disa bizhuteri floriri dhe një shumë parash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat