Video/Arrestohet 50-vjeçari me precedentë penal, mbante municione luftarake në shtëpi

Kronikë e zezë

Video/Arrestohet 50-vjeçari me precedentë penal, mbante municione luftarake në shtëpi

Më: 4 maj 2016 Në ora: 20:41

Një 50 vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë së Bulqizës, në bashkëpunim me sektorin kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, për mbajtjen e municione luftarake dhe të një fitil detonator.

Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Pranverë 2016″, Martin Biba, 50 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar disa herë më parë për “Plagosje”, “Vetëgjyqësi” e “Kanosje”, ka ka tentuar të largohet në momentin e arrestimit duke u hedhur nga një mur i lartë ku për pasojë ka dëmtuar këmbën.

Gjatë kontrollit të banesës së ketij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan:

1 Armë zjarri Kallashnikov me dy krehëra të lidhur me natriban me njëri -tjetrin,

5 arka me fishekë model 56,

1 krëhër pistolete model 54 me shtatë fishekë brenda tij,

1 bobinë me 500 m fitil detonator.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat