Vrasja e Elton Çiçës, arrestohet efektivi që ishte në tavolinë me të

Kronikë e zezë

Vrasja e Elton Çiçës, arrestohet efektivi që ishte në tavolinë me të

Më: 4 maj 2016 Në ora: 19:49

Arrestohet polici që ndodhej në të njëjtën tavolinë me Elton Çiçën natën kur u vra ky i fundit.

Alban Trimi, oficer policie në Komisariatin numër 5 në Tiranë është arrestuar sot rreth orës 19:00 nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë.

Trimi akuzohet se në bashkëpunim me Redian Rrajën kanë zhdukur pistoletën e Elton Çiçës menjëherë pas atentatit, ku ky i fundit mbeti i vdekur.

Ngjarja ndodhi në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, mbrëmjen e së dielës.

Një ditë pas ngjarjes, policia e Tiranës ka shoqëruar Ervis Imerin si të dyshuar lidhur me vrasjen e 36-vjeçarit Elton Çiça. Imeri dyshohet si i përfshirë në grabitjen dhe dhunimin e prindërve të viktimës një vit më parë në Tepelenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat