Njihuni me vrasësin serik të 350 vajzave (Video)

Kronikë e zezë

Njihuni me vrasësin serik të 350 vajzave (Video)

Më: 4 maj 2016 Në ora: 17:53

Pedro Alonso Lopez nga Kolumbia, i njohur edhe me nofkën “monstra e Andeve”, pranoi se ishte fajtor për vrasjen e më shumë se 350 vajzave të moshës 8 dhe 12 vjeç në Ekuador, Peru dhe Kolumbia.

Pas 16 vjet burg në Ekuador pesë vjet në një spital psikiatrik në Kolumbia, në vitin 1998 është liruar me arsyetim se është “shëruar”. Megjithatë, pas lirimit ai u zhduk dhe askush deri sot nuk e di ku gjendet ai, shkruan The Huffington Post.

Ai pohoi se do të vazhdojë me vrasje pas lirimit, dhe nga momenti që ai u largua nga ky institucion, nuk dihet absolutisht asgjë.

I lindur në vitin 1948 në qytetin kolumbian të Tolimas, i shtati prej 13 fëmijëve të prostitutës të varfër, në periudhën e tmerrshme të Luftës Civile, kur norma e krimit në këtë vend ishte rreth 50 herë më e lartë. Nëna e tij ka e ka përjashtuar nga shtëpia, pasi ai u kap duke bërë seks me motrën e vet. Me 18 vjet , shkoi në burg për vjedhje. Aty është përdhunuar prej bandave ndryshme .

Tre nga katër përdhunuesit i ka vrarë pasi u lirua nga burgu.

“Jam njeri i shekullit . Viktimat i kam kërkuar në tregje, isha duke kërkuar për vajzat e bukura dhe të pafajshme. Ato ishin vajza të mira duke punuar me nënat e tyre,” ka thënë Alonso Lopez.

Pas vrasjeve të vajzave nga fiset indigjene në Ekuador, ishte zbuluar se i kishte kapur, torturuar dhe varrosur në tokë viktimat. Nga spitali u lirua për shkaqe të pashpjegueshme në vitin 1998, mjekët thanë se ai ishte i shëndetshëm, shkruan The Huffington Post.

Më poshtë mund ta ndiqni edhe dokumentarin e përgatitur për vrasësin e kobshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat