Tiranë, policia qëllon në ajër kapet i kërkuari i Lazaratit

Kronikë e zezë

Tiranë, policia qëllon në ajër kapet i kërkuari i Lazaratit

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:57

Operacioni për kapjen e një të kërkuari si autor të goditjes së efektivëve të policisë në Lazarat 2 vjet më parë, ka përfunduar me të shtëna armësh në zonën e Zogut të Zi kryeqytet.

Policia qëlloi me armë në ajër pasi Bako Buzheri tentoi t’iu largohej duke goditur me grushte dhe sende të forta efektivët. Ngjarja ndodhi këtë të mërkurë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në kryeqytet pranë Zogut të Zi, kur Buzheri ndodhej nën shoqërinë e një personi në një lokal bastesh sportive. Ende nuk dihet shkaku se për se ai është ndaluar apo ishte në kërkim, por burimet e policisë thonë se ai ka qenë në hetim prej policisë së shtetit, pa saktësuar veprën.

Ndërkaq efektivët e njësisë operacionale e mbanin nën vëzhgim, atë për shkak se ai ka qenë në listën e personave në kërkim në lidhje me goditjen ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë operacionit të vitit 2014, në Lazarat. Në gjykatën e shkallës së parë për krime të rënda ai është dënuar me 23 vite burg për akuzën e rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit dhe keqtrajtimit të tij. Por në nëntor të vitit të kaluar, gjykata e lartë, anulloi vendimin e dënimit të tij.
Ndërkaq në momentin e ndërhyrjes së tij, personi tentoi të largohej. Fillimisht ai goditi një prej efektivëve që ishte në operacion për të ndaluar atë dhe tentoi të largohej.
Më pas një prej efektivëve qëlloi me armë në ajër duke bërë që Buzheri të ndalonte.
Në këtë moment ai është përpjekur të hedhë një qese që mbante me vete brenda të cilës policia ka gjetur një sasi të vogël marijuana. Veç tij, policia tha se kishte shoqëruar edhe një person tjetër i cili ndodhej me Buzherin në momentin e ndalimit. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes, i thanë policisë se Buzheri goditi paku dy herë me grushte, një prej efektivëve të policisë, ndërsa nuk pranonte që policët ta ndalonin apo t’i vinin prangat.

Pas shoqërimit, policia shoqëroi Buzherin dhe personin tjetër në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, ku është duke marrë në pyetje nga hetuesit. Ai pritet të akuzohet për goditje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë, në krye të detyrës si dhe të prodhimit mbajtjes e shitjes së lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat