Ndalohen dy persona,prodhonin produkte farmaceutike ilegale

Kronikë e zezë

Ndalohen dy persona,prodhonin produkte farmaceutike ilegale

Më: 4 maj 2016 Në ora: 15:38

Prokuroria Themelore ë Prizren sot ka zbatuar urdhëresën për urdhërkontroll të Gjykatës Themelore në Prizren, me ç ‘rast Njësiti për krime ekonomike nga Peja, të cilët i kanë zhvilluar hetimet ndaj të dyshuarës A.K. nga Prizreni.

E njëjta që nga 23 shkurti 2015, për shkak të dyshimit se e njëjta ka kryer veprat penale ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, veprës penale prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore dhe veprës penale shmangieje nga tatimi.

Së bashku me njësitin e krimeve ekonomike prezentë ka qenë edhe njësiti i krimeve kibernetike nga Prishtina, inspektorët e AKPM-së dhe inspektorët e AUV-së, të cilët i kanë marrë mostrat e gjetura në vend të ngjarjes ku dyshohet për produkte të dëmshme mjekësore, ku kemi të bëjmë me ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

Gjatë hetimeve dhe ekspertizave është konstatuar se “NT 41” i shpërndarë nga e dyshuara është produkt ilegal dhe i dëmshëm për shëndetin e njeriut, i cili dyshohet se është përdorur nga shumë persona.

Gjatë këtij aktiviteti janë konfiskuar tri shtëpiza të kompjuterit, një Laptop dhe një Ipad me të cilët dyshohet se janë kryer veprat penale.

Pas intervistimit nga hetuesit e krimeve ekonomike dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar A.K. dhe O.K.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat