Kanos të miturin përmes Facebook-ut, arrestohet

Kronikë e zezë

Kanos të miturin përmes Facebook-ut, arrestohet

Më: 4 maj 2016 Në ora: 14:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur nga Klina i cili dyshohet se ka kanosur me vrasje një të mitur tjetër përmes Facebook-ut.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull k-Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur me vrasje përmes rrjetit social Facebook viktimën të miturin mashkull K-Shqiptar. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit për të mitur dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat