​Arrestohet 33-vjeçari izraelit në Tiranë, lëvizte me një pistoletë zhurmuese

Kronikë e zezë

​Arrestohet 33-vjeçari izraelit në Tiranë, lëvizte me një pistoletë zhurmuese

Më: 4 maj 2016 Në ora: 11:44

Policia e kryeqytetit ka prangosur një shtetas izraelit por me banim në Tiranë për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Omri Stobnik, 33 vjeç, u ndalua rreth orës 23:50 të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Peti”.

Gjatë kontrollit të mjetit tip “Mini Kuper”, atij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë zhurmuese, e cila u dërgua në laboratorin balistik për ekzaminim.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat