Vjedhje në spitalin “Anri Dinana” në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Vjedhje në spitalin “Anri Dinana” në Mitrovicë

Më: 3 maj 2016 Në ora: 23:06

Një femër serbe ka raportuar se dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër rome në spitalin “Anri Dinana”, në Mitrovicë, ku ajo punon, ia kanë vjedhur një çantë në të cilën kishte dokumentet personale si dhe para të gatshme.

Kurse, në Leposaviq, një serb ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë thyer derën e lokalit të tij dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat