I pastrehu vjedh djathë dhe salsiçe, gjykata tregohet e mëshirshme e liron nga akuzat

Kronikë e zezë

I pastrehu vjedh djathë dhe salsiçe, gjykata tregohet e mëshirshme e liron nga akuzat

Më: 3 maj 2016 Në ora: 20:27

Kur të varfrit dhe të uriturit vjedhin ushqim, ky akt nuk konsiderohet krim sipas Gjykatës së Lartë italiane, pasi një i pastrehë u lirua nga akuza për vjedhje të djathit dhe salsiçes.

Gjykata ka ardhur në përfundim se të varfrit dhe të uriturit nuk kryejnë vepra penale, kur vjedhin sasi të vogël të ushqimit.

Ukrainasi Roman Ostriakov, ishte kapur gjatë vitit 2011 në Genoa duke vjedhur ushqim në vlerë prej 4 euro në një supermarket, akt ky që ishte vërejtur nga një blerës i cili e kishte alarmuar nëpunësin.

Ostriakov ishte dënuar më gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 100 euro.

Nda këtij vendimi është ngritur ankesë me arsyetimin se i pastrehu nuk ka arritur të largohet nga supermarketi me ushqim, kurse pas apelit të dytë, Gjykata e Kasacioni e ka liruar plotësisht.

“Është e qartë se i akuzuar Ostriakov nuk do të mbijetonte pa ushqim, dhe kështu ka vepruar nga nevoja ekstreme”, është bërë e ditur në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat