Aksident komunikacioni, vdes një banor i Tetovës

Kronikë e zezë

Aksident komunikacioni, vdes një banor i Tetovës

Më: 3 maj 2016 Në ora: 15:19

Sot në mesditë, në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, me pasojë vdekjen e një personi dhe lëndimin serioz të një tjetri.

Automjeti Hyundai ka humbur kontrollin dhe ka goditur në shtyllë betoni, që më pastaj të rrokulliset. Nga përplasja, M. M (38) ka humbur jetën nga lëndimet e rënda, gjatë transportimit për në spitalin e Tetovës.

Sipas informacioneve të para, shoferi R. M (31) nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda në pjesë të kokës. Atij i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Tetovës, e më pastaj është transferuar në klinikën e Shkupit. SPB e Tetovës ka filluar hetimet për rastin në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat