Vdes këmbësori i aksidentuar para gjashtë ditësh

Kronikë e zezë

Vdes këmbësori i aksidentuar para gjashtë ditësh

Më: 3 maj 2016 Në ora: 11:55

Një person i cili ishte goditur nga një i dyshuar më 26 prill në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë dje ka vdekur.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur më 26 prill ku i dyshuari duke drejtuar veturën VW Golf V nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin.

“Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor, i cili dje nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat