​Prizren, vozitësi i dehur përfundon në ambientet e një marketi

Kronikë e zezë

​Prizren, vozitësi i dehur përfundon në ambientet e një marketi

Më: 3 maj 2016 Në ora: 10:13

Një qytetar nga Shqipëria ka përfunduar me veturën e tij në ambientet e një marketi në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:55, në rrugën “Jusuf Gërvalla”.

Qytetari, përderisa po e drejtonte automjetin e tij të llojit “Ford Focus” duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, e ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përfunduar në ambientet e marketit.

Pronari i dyqanit, siç citon policia e Kosovës në raportin e saj ka thënë se i janë bërë dëme me vlerë rreth 5000 euro.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat hetimore. I dyshuari nuk është intervistuar sepse ishte nën ndikim të alkoolit me mbi katër promilë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalët në mbajtje për të vazhduar me procedura të më tejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat