​47 aksidente për 24 orë, dy me fatalitet

Kronikë e zezë

​47 aksidente për 24 orë, dy me fatalitet

Më: 3 maj 2016 Në ora: 09:35

Si pasojë e kushteve atmosferike, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 47 aksidente, dy prej të cilave kanë rezultuar me fatalitet, 13 të tjera me të lënduar, ndërsa 32 nga aksidentet kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili e ka cilësuar si shqetësues numrin e aksidenteve të trafikut, që për shkak kishin edhe kushteve atmosferike.

"Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, me njësitet e saj policore, ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore”, tha Hoxha në përgjigjet e dërguara për KosovaPress, përmes postës elektronike.

Ai më tej ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, ngase në veçanti të reshurat e shiut këto kohë po ndikojnë shumë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë.

“Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë, se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, me të vetmin qëllim të ngr itjes së nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve në përgjithësi, e në veçanti të atyre me pasoja fatale”, thuhet në fund të përgjigjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat