Pistoletat në makinë e automatikun në shtëpi, dy në pranga (Foto)

Kronikë e zezë

Pistoletat në makinë e automatikun në shtëpi, dy në pranga (Foto)

Më: 2 maj 2016 Në ora: 19:45

Dy persona u arrestuan dje nga policia e Beratit pasi u gjetën me armë në automjet.

Në sajë të operacionit të koduar “Osumi” policia ka arrestuar Aldo Muhameti, 30-vjeç dhe Arben Muhameti, 48-vjeç, të dy banues në Berat.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me targa AA 135 AB, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri pistoleta: një e llojit “Beretta”, një e llojit “Ekol”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aldo Muhameti i’u gjet dhe i’u sekuestrua dhe një automatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat