Zbardhet konflikti në Divjakë, Gruaja: Burri më goditi se nuk kisha gatur gjellë

Kronikë e zezë

Zbardhet konflikti në Divjakë, Gruaja: Burri më goditi se nuk kisha gatur gjellë

Më: 2 maj 2016 Në ora: 18:16

Gruaja e cila u plagos dy ditë më parë në fashitin Kryekuq të Divjakës, nga i shoqi, i cili më pas vrau veten me çifte, është shprehur se, burri e goditi me bel, pasi ajo nuk kishte gjellë.

Mbrëmjen e së shtunës, 62-vjeçarja Rrënjë Elezi tha se ishte kthyer në shtëpi nga prashitja e perimeve në tokën që kishin në pronësi, gruaja ishte ulur të çlodhej, por nuk ka gatuar gjellë nga lodhja. I shoqi, Veli Elezi, i kishte kërkuar llogari duke mos e pranuar këtë fakt dhe duke mos arsyetuar lodhjen e saj. Ky sherr bëri që plaku ta gjuajë të shoqen me belin që kishte përdorur për të punuar në ara, raporton Panorama.

Në gjendje të rëndë shëndetësore, Rrënjë Elezi ka thënë se shpeshherë kishte debate me të shoqin, sepse ai ishte shumë kërkues ndaj saj.

“I donte gjërat siç i donte ai. Nuk priste, ishte gjaknxehtë dhe nuk mendohej gjatë. Këto dy ditë kishte marrë vrull. Bëhej me nerva. Ne kishim një javë që po prashitnim fasulet në tokën e shtëpisë afër. Më herët më kishte bërtitur se nuk kisha gatuar gjellë, duke e lënë të hajë gjëra të thata, pastaj gjeti shkak, sapo më pa që preva ca rrënjë bimësh pa dashje, më gjuajti në kokë me shatin që mbaja në dorë. Nuk mbaj mend asgjë më tej, sepse humba ndjenjat”, është shprehur ajo.

Sipas Policisë,

70-vjeçari Veli Elezi i dha fund jetës, pasi mendoi se e kishte vrarë bashkëshorten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat