Dy shqiptarë kapen me 13 kilogramë kokainë në Angli

Kronikë e zezë

Dy shqiptarë kapen me 13 kilogramë kokainë në Angli

Më: 2 maj 2016 Në ora: 16:06

Dy shqiptarë, të arrestuar para pak kohësh me akuzën e trafikut të kokainës në Angli, kanë dalë sot në mëngjes para një gjykate në Hendon.

Të arrestuarit janë të rinjtë Pashk Koliçaj 21 vjeç dhe Ened Molla 27, të cilët ishin pjesë e një grupi për trafikimin e drogës në Londër dhe që u vunë në pranga nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe.

Dy shqiptarëve u janë sekuestruar 13 kilogramë kokainë gjatë një operacioni policor dhe lajmi i kapjes së tyre është kthyer në një çështje “politike” në ishull.

Gazeta prestigjioze “The Sun” shkruan se operacioni për kapjen e tyre vjen pas paralajmërimeve të ministrit të Drejtësisë Michael Gove se Anglia kërcënohet nga trafikantët shqiptarë nëse vendi do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Vlera e shitjes në treg e kësaj sasie shkon në 1.5 milion stërlina. Njëri nga shqiptarët e kapur ishte kthyer mbrapsht nga aeroporti Stanstead i Londrës gjashtë javë më parë, ndërkohë që mendohet se ka mundur të hyjë sërish në Britani përpara dy javësh, duke përdorur dokumente false.

Gazeta britanike thekson 10% e të burgosurve europianë në Mbretërinë e Bashkuar janë nga origjinë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat