​Aksident në Tërstenik, humb jetën një femër

Kronikë e zezë

​Aksident në Tërstenik, humb jetën një femër

Më: 2 maj 2016 Në ora: 14:32

Një femër ka humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 e 30 të ditës së djeshme në fshatin Tërstenik të Drenasit ku sipas policisë aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamionete.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe tri femra , ndërsa lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëra nga femrat vdekja e të cilës është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat