Skema/ Ja si i pastrojnë shqiptarët miliona euro që vijnë nga droga

Kronikë e zezë

Skema/ Ja si i pastrojnë shqiptarët miliona euro që vijnë nga droga

Më: 30 prill 2016 Në ora: 18:17

Gjatë kësaj jave policia italiane goditi një organizatë italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në pranga përfunduan 29 persona (dy në arrest shtëpie sipas ligjeve italiane), ndërsa operacioni i koduar “Dexter” u shtrij edhe në Shqipëri.

Grupi fuste kokainë nga Holanda në për në tregun italian.

Ndërkohë hetimet kanë treguar se, shqiptarët po dominojnë këtë linjë (Holandë-Itali) pasi paguhen më pak për transportin e lëndës narkotike, që bëhet me kamionë.

Gjithashtu pas operacionit “Dexter”, prokurorët italianë kanë thënë se, pastrimi i parave të trafikantëve të kokainës ka përfunduar në Asti, me blerjen e pronave.

Duke investuar në këto “lavatriçe”, gjithçka më pas del e “pastër”.

Tjetër rrugë e pastrimit të parave të kokainës, është dhe dërgimi i tyre në Shqipëri, duke ua dhënë shoferëve të autobusëve që bëjnë rrugën e Ballkanit. Pas mbërritjes në Shqipëri, sërish investohen në prona të patundshme në zonat bregdetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat