Persona të maskuar dhe armatosur grabisin një bankë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Persona të maskuar dhe armatosur grabisin një bankë në Mitrovicë

Më: 30 prill 2016 Në ora: 14:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të panjohur nën kërcënim të armës kanë grabitur një bank në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku kanë marr 300 euro nga kasaforta.
“Viktima femër punëtore ne zyrën e transfereve bankare ka raportuar se dy te dyshuar te panjohur , te maskuar dhe nen kërcënimin e armës i kane grabitur kasafortën me rreth 300 euro para metalike dhe janë larguar ne drejtim te panjohur. Nuk raportohet për te lënduar, përderisa njësit e hetuesisë pas hetimeve intensive kanë arrit që ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull”, thuhet në raport.
Sipas policisë, i dyshuari pas intervistës me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat