Furgoni me pasagjerë bie në liqenin e Shkopetit, dyshohet për 2 të vdekur

Kronikë e zezë

Furgoni me pasagjerë bie në liqenin e Shkopetit, dyshohet për 2 të vdekur

Më: 30 prill 2016 Në ora: 14:10

(E plotësuar) - Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Burrel-Peshkopi. Një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Shkopetit.

Burimet policore bëjnë me dije se furgoni dyshohet se ka rënë në afërsi të tunelit të Shkopetit, ndërsa drejt vendngjarjes janë nisur amabulanca, policia e Burrelit, Lacit dhe Lezhës.

Po sipas të njejtave burime, dyshohet se nga aktidenti ka dy viktika dhe tri të plagosur, gjithsesi gjithçka pritet të mësohet në minutat në vijim.

Furgoni me pasagjerë bie në liqenin e Shkopetit

Një aksident rrugorë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Tiranë-Peshkopi, ku një furgon me pasagjerë ka rënë në liqenin e Shkopetit.

Raportohet se Ambulanca, zjarrfikësit dhe Policia e Burrelit kanë arritur në vendngjarje ku furgoni me pasagjerë ka dal nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Shkopetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat