Kërcënohet me jetë Myrtaj: Provat, funeral për familjen tënde

Kronikë e zezë

Kërcënohet me jetë Myrtaj: Provat, funeral për familjen tënde

Më: 30 prill 2016 Në ora: 11:45

Djali i një prej viktimave të 21 Janarit, Faik Myrtaj, mësohet se ka marrë kërcënime me jetë nga persona të paidentifikuar.

Para pak ditësh, Renato Myrtaj tha se ka prova që do të trondisin drejtësinë shqiptare dhe se do t’i publikonte së shpejti.

Tashmë ai pretendon se është kërcënuar me jetë nga persona të paidentifikuar. Myrtaj thotë se ka marrë një letër kërcënuese, shoqëruar me një kurorë me lule.

Sipas tij, letra thotë se “provat që ai ka për 21 Janarin, do të jenë funeral i familjes së tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat