Përleshje me thika, plagoset i riu

Kronikë e zezë

Përleshje me thika, plagoset i riu

Më: 29 prill 2016 Në ora: 21:04

Një 27-vjeçar është plagosur me thikë gjatë orëve të mbrëmjes në kryeqytet. I riu me inicialet M. N rreth orës 19:45 në rrugën "Dritan Hoxha", pranë sheshit Shqiponja, ka patur një konflikt të çastit me dikë tjetër.

Në përleshje e sipër ai është plagosur me thikë. Pasi është dërguar me urgjencë në QSUT, është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat