Kapet në Morinë 54 vjeçari nga Kosova, kërkohej nga autoritetet turke

Kronikë e zezë

Kapet në Morinë 54 vjeçari nga Kosova, kërkohej nga autoritetet turke

Më: 29 prill 2016 Në ora: 13:32

Policia Kufitare e Morinës kapi dhe arrestoi një shtetas nga Kosova të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Për shtetasin Gani Limani, 54 vjeç është lëshuar urdhër-arresti nga organet e drejtësisë në Turqi.

“Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje u bë kapja dhe arrestimi më qellim ekstradimi, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht Gani Limani, 54 vjeç, banues në Ferizaj, pasi që më 3 shkurt të vitit 2015 është lëshuar urdhër-arresti nga organet e drejtësisë në Ankara/Turqi”, sqaron policia e Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat